Ish-guvernatorja e Karolinës Jugore, Nikki Haley, ka ashpërsuar fushatën e saj presidenciale, duke i ftuar konservatorët që t’i besojnë gjeneratës së re të politikanëve. Ajo ka sulmuar presidentin Joe Biden në lidhje me moshën e tij, duke bërë thirrje që të testohen për kompetencë mendore të gjithë politikanët mbi moshën 75-vjeçare në Washington.
Ajo gjithashtu e ka kritikuar për shpenzimet federale që kanë ngritur borxhin e SHBA-së. Haley gjithashtu ka premtuar përkrahje më të madhe ushtarake dhe se do të refuzojë t’i ndihmojë shtetet që e urrejnë Amerikën.
Të gjithë republikanët që do të zyrtarizojnë kandidaturat e tyre, do të përballen me ish-presidentin Donald Trump, i cili është favorit për të fituar kandidaturën e partisë republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
-
Nikki Haley tërhiqet zyrtarisht nga gara, hapet rruga për duelin Trump-Biden
-
Nikki Haley shpall kandidaturën për presidente të SHBA-së
-
Trumpi kërkon t’u testohen aftësitë njohëse kandidatëve për president
-
Mjeku i Harrisit thotë se ajo është e aftë për të kryer detyrat si presidente
-
Harris do të publikojë raport mjekësor për të treguar dallimin me Trumpin