Zëvendëspresidentja njëherësh kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris, ka publikuar një letër nga mjeku i saj të shtunën, e cila thotë se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe të përshtatshme për poste të larta.
Mjeku i zëvendëspresidentes, Joshua Simmons, ka thënë se Harris ka një mënyrë jetese aktive dhe "dietë shumë të shëndetshme" pavarësisht një orari të ngjeshur. Ai po ashtu ka vënë në dukje se ajo vuan nga alergji, nuk përdor duhan dhe pi alkool vetëm me masë, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo zotëron elasticitetin fizik dhe mendor që kërkohet për të kryer me sukses detyrat e presidencës, duke përfshirë ato si shefe ekzekutive, kreu i shtetit dhe komandant i përgjithshëm”, ka shkruar doktori.
Harris, 59 vjeç, kandidon kundër republikanit Trump, 78 vjeç, për Shtëpinë e Bardhë. Publikimi i raportit të saj mjekësor është një përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj refuzimit të Trumpit për ta bërë këtë, sipas një ndihmësi të Harrisit.
Fushata e Harrisit është e etur për të nxjerrë në pah moshën e ish-presidentit që kur ai u bë kandidati më i vjetër në garë, pasi presidenti Joe Biden, 81 vjeç, u tërhoq nga gara kundrejt Trumpit për shkak të performancës së dobët gjatë debatit të parë me Trumpin.