Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të hënën se "nuk është mirë" që presidenti rus, Vladimir Putin mund të udhëtojë në Hungari, anëtaren e BE-së, për bisedime mbi Ukrainën.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë të enjten se së shpejti do të takohet me Putinin në Budapest, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKallas u ka thënë gazetarëve përpara një takimi të ministrave të Jashtëm evropianë në Luksemburg se përpjekjet e Trumpit për të sjellë paqe janë të mirëseardhura, por se është gjithashtu e rëndësishme që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të takohet me udhëheqësin rus.
"Amerika ka shumë forcë për të ushtruar presion mbi Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave, nëse e përdorin këtë, atëherë, sigurisht, kjo është mirë nëse Rusia e ndal këtë luftë", ka thënë Kallas.
Putini përballet me një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nga e cila Hungaria është në proces të largimit.
"Lidhur me Budapestin, jo, nuk është mirë... të shohësh që në të vërtetë një person i vënë në urdhër arresti nga GJPN-ja po vjen në një vend evropian", ka thënë Kallas, duke shtuar se "pyetja është nëse ka ndonjë rezultat".
Ministri i Jashtëm lituanez, Kestutis Budrys, ka thënë se nuk ka vend për Putinin në asnjë kryeqytet evropian.
"Vendi i vetëm për Putinin në Evropë është në Hagë, përpara gjykatës, jo në asnjë nga kryeqytetet tona", ka thënë ai përpara takimit të ministrave.