Kalifornia po përgatitet për ditë tjera me mot ekstrem. Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar për ardhjen e “një parade të ciklonëve”, raporton BBC.
Shteti i SHBA-së ka pësuar një javë me reshje të shumta të shiut dhe me erëra të forta. Gjatë 10 ditëve si pasojë e erërave të forta kanë humbur jetën 12 qytetarë në Kaliforni, ka thënë guvernatori Gavin Newsom.
Më tepër se 120 miojë persona kanë mbetur pa energji elektrike deri të hënën në mëngjes.
Guvernatori i Kalifornisë ka paralajmëruar të dielën se në 48 orët e ardhshme pritet një mot edhe më brutal.
“Më e keqja është ende para nesh. Mos e testoni fatin”, ka thënë Newsom.
Artikuj të ngjashëm