Botë

Moti ekstrem në Kaliforni, rrugët të vërshuara, gropa që përpijnë vetura e rrëshqitje dheu

Vershima - SHBA - Kaliforni

Gropat kanë përpirë veturat dhe ujërat kanë vërshuar qytetet në Kaliforni të martën, ndërsa ka vazhduar moti ekstrem, raporton agjencia AP. Është paralajmëruar po ashtu se stuhitë tjera të fuqishme janë në horizont.

Miliona banorë janë paralajmëruar për vërshime, ndërsa 50 mijë persona janë nën urdhra të evakuimit. Më tepër se 110 mijë shtëpi e biznese janë pa energji elektrike, pas shirave të shumtë, rrufeve, stuhive dhe rrëshqitjes së tokës.

Së paku 17 persona raportohet se kanë vdekur që kur nisën stuhitë në fund të muajit të kaluar, ka thënë guvernatori Gavin Newsom.

VIDEO: