Jordania ka dërguar të dielën atë që thotë se është autokolona më e madhe e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Deklarata e Organizatës Hashemite të Bamirësisë ka njoftuar se kolona përbëhej nga 105 kamionë me furnizime ushqimore, duke përfshirë oriz dhe miell. Ajo njoftoi se furnizimet ushqimore do të dorëzohen me ndihmën e strukturave ndërkombëtare dhe organizatave humanitare përpara fillimit të festës së Fitër Bajramit këtë javë, raporton AP.
Më shumë autokolona priten në të ardhmen e afërt si pjesë e një plani për të rritur numrin e autokolonave tokësore të drejtuara në Gaza përmes kalimit Karem Abu Salem. Ushqimi është i pakët dhe OKB-ja thotë se uria po afrohet me shpejtësi, me vetëm pak palestinezë që po mund të largohen nga territori i rrethuar.
-
Palestinezët e uritur ndalojnë 77 kamionë dhe marrin ushqimet nga ta
-
107 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza të enjten, thotë ushtria izraelite
-
Nisin përgatitjet për futjen e ndihmave në Gazë sipas planit të paqes
-
Anija me mijëra tonë ushqim niset në drejtim të Gazës
-
Izraeli thotë se do ta lejojë hyrjen e kontrolluar të mallrave në Gazë përmes tregtarëve lokalë