Bombardimet e qytetit ukrainas Kharkiv nga forcat ruse ia kanë përkujtuar kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pamjet e Sarajevës në vitet 1990-a.
Ai ka krahasuar sulmet në Kharkiv të bëra nga forcat ruse, me sulmet që kishin bërë forcat serbe në Sarajevë.
“Më kujton, nëse e mbani në mend bombardimin e tregut të Sarajevës nga serbët, bombardimi i njerëzve të pafajshëm në Bosnjë, atë ndjesi të një mizorie të kryer qëllimisht kundër një qendre civile. Njerëzit po e shohin se është e nevojshme të ngrihen kundër agresionit rus dhe të përkrahin ukrainasit”, ka thënë Johnson sot në konferencë për media në Estoni, raporton agjencia Reuters.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia bombardon Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës
-
Johnson: Pamjet në Bucha nuk janë larg gjenocidit
-
Liderët evropianë kërkojnë të hetohen trupat ruse për krimet në Bucha
-
Johnsoni përsërit se sheh ngjashmëri të madhe mes Putinit dhe Millosheviqit
-
Johnson: Putini po përdor taktika barbare kundër civilëve në Ukrainë