Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se ndalimi i shitjes së armëve për Izraelit do të ishte “çmenduri”.
Ai ka kritikuar sekretarin e Jashtëm, David Cameron, për heshtjen mbi debatin për shkurtimin e shitjeve ndaj Izraelit.
Forcat izraelite të Mbrojtjes nisën sulme ajrore të hënën, duke vrarë tre punëtorë humanitarë britanikë që ishin me organizatën “World Central Kitchen”. Pas kësaj, ligjvënësit e partive të mëdha politike i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i japë fund tregtimit të armëve me Izraelin.
Izraeli ka thënë se sulmi ishte një “gabim i rëndë”.
Megjithatë Johnsoni e ka mbrojtur Izraelin. Ai ka theksuar se nëse Britania dhe SHBA-ja nuk i japin mbështetje, Izraeli do të pengohet të arrijë objektivin e vet, “mbarimin e Hamasit si forcë ushtarake në Gaza”.
-
Netanyahu e quan “të turpshëm” vendimin e Britanisë për ndalimin e shitjes së armëve për Izraelin
-
Starmer i quan veprimet e fundit të Izraelit “të patolerueshme” dhe “të tmerrshme”
-
Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin për shkak të ofensivës në Gazë
-
Britania pezullon 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael
-
Britania pretendon se ndalimi i shitjes së armëve për Izraelin do ta forcojë Hamasin