Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Johnson flet me Zelenskyyn: Veprimet barbare të Putinit po testojnë gjithë njerëzimin

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson foli me presidentin ukrainas Zelenskyy këtë pasdite.

Një zëdhënës i kryeministrit tha se Johsnon lavdëroi presidentin dhe popullin ukrainas për qëndrueshmërinë e tyre.

“Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testojnë jo vetëm Ukrainën por gjithë njerëzimin. Udhëheqësit dënuan vrasjet e Brent Reynaud dhe ukrainasve të panumërt të pafajshëm si dhe rrëmbimin e kryebashkikakëve të Dniprorudne dhe Melitopol. Kryeministri nënvizoi mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i jap Ukrainës”, citohet të ketë thënë ai.

Ai tha se Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndjekë më shumë opsione për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës, duke punuar me partnerët, përfshirë takimin e së martës së Forcave të Përbashkëta Ekspeditore në Londër.

“Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë prapa Ukrainës në të gjitha përpjekjet e saj për t’i dhenë fund këtij konflikti katastrofik”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm