Kurt Volker ka dhënë dorëheqje nga pozita e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, disa ditë pasi u përfshi në një polemikë mbi vendimin e presidentit, Donald Trump për të bllokuar ndihmën ushtarake për Kievin.
Universiteti shtetëror i Arizonës, ku Volker punon, konfirmoi raportimet e CNN, The New York Times dhe disa mediave tjera, se Volker ka dhnë dorëheqje.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Shtetit ende nuk e kanë konfirmuar këtë lajm.
Emri i Volker është përmendur në ankesën e një informatori, i cili ka alarmuar mbi vendimet e Trumpit me Ukrainën, ku sipas informatorit, presidenti amerikan ka bllokuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, shtet i cili po lufton me separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të vendit, që prej vitit 2014.
Dhoma e Përfaqësuesve po ashtu ka kërkuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo që të dorëzojë dokumentet e nevojshme për hetimet lidhur me procedurën e shkarkimit të Trumpit.
Demokratët kanë nisur procedurat për shkarkimin e Trumpit, pas një bisede ndërmjet tij dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenksiy.
Edhe
Hetimi për shkarkimin e Trumpit, publikohen me dhjetëra mesazhe
Në telefonatën e 25 korrikut, Trump thuhet se i ka bërë presion homologut ukrainas, Zelensky, për të hetuar rivalin e tij kryesor nga Partia Demokratike, Joe Biden.
Demokratët thonë se presidenti Trump ka kërkuar ndihmë nga jashtë për të njollosur Bidenin – i cili shihet si kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 – dhe se ka përdorur ndihmën ushtarake për Ukrainën si mjet për të bërë pazare./rel
-
Zelensky shkarkon një zyrtare presidenciale mes raportimeve për hetime për korrupsion
-
Ambasadorja e emëruar nga Trumpi në Ukrainë jep dorëheqjen pas më pak së një viti në detyrë
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
Trump për marrëveshjen për Ukrainën: Jemi më afër se kurrë