Koreja Veriore ka raportuar se me sukses ka vendosur një satelit spiun në orbitën e Tokës, duke nxitur Japoninë që të shpallte gjendje alarmante në ishullin e Okinawas. Japonia u ka bërë thirrje banorëve të ishullit që të strehohen nëpër ndërtesa nga frika e ndonjë sulmi raketor.
Kjo ishte përpjekja e tretë e Koresë Veriore, duke demonstruar vendosmërinë e shtetit për të krijuar sistemin e mbikëqyrjes nga hapësira. Lansimi i këtij sateliti ka nxitur kritikat nga SHBA-ja dhe aleatët për shkak se OKB-ja ia ka ndaluar Koresë së Veriut që të lansojë satelitë.
Ndërkaq ushtria e Koresë së Jugut ka deklaruar se është në gjendje gatishmërie duke u koordinuar me SHBA-në dhe Japoninë.
Artikuj të ngjashëm
-
Koreja e Veriut pretendon se lansoi me sukses një satelit spiun na hapësirë
-
Koreja e Veriut lanson raketë, pretendohet se po tenton të dërgojë satelit spiun në hapësirë
-
Kryeministri japonez kritikon testimet e shpeshta të raketave të Koresë së Veriut
-
SHBA-ja dhe Koreja e Veriut përplasen në OKB
-
Koreja e Jugut: Koreja e Veriut mund të kryejë provë bërthamore vitin e ardhshëm