Kryeministri japonez, Shigeru Ishiba, ka thënë të martën se Japonia do të vazhdojë negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllimin për të arritur një marrëveshje tregtare e cila është e leverdishme për të dyja shtetet, ka raportuar The Guardian.
Ishiba ka bërë të ditur se vendi aziatik ka pranuar një propozim nga Shtetet e Bashkuara për të vazhduar diskutimet tregtare deri më datë 1 gusht, që është njëkohësisht afati i fundit për hyrjen në fuqi të tarifave të reja.
E zyrtarët koreano-jugor janë shprehur gjithashtu të gatshëm për t’i intensifikuar bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Në Ministrinë e Industrisë së Koresë së Jugut kanë njoftuar se Seuli do t’i “intensifikojë negociatat gjatë periudhës së mbetur për të arritur një rezultat sa më të dobishëm për të dyja palët”.
“Gjithashtu planifikojmë ta shfrytëzojmë këtë si mundësi për të përmirësuar sistemet dhe rregulloret e brendshme, për të zgjidhur problemin e deficitit tregtar që është shqetësim kryesor i Shteteve të Bashkuara”, thuhet më tutje në njoftim.
-
Trumpi rrit në 25% tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut
-
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut arrijnë marrëveshje tregtare, njofton Trumpi
-
Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba
-
Japonia i bën presion SHBA-së për uljen e tarifave të automjeteve
-
SHBA-ja do të vendosë tarifa prej 15 për qind ndaj mallrave të Koresë së Jugut