Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Japoni, shoferi arrestohet pasi vret një zog

Një shofer taksie në Tokio është arrestuar pasi u përplas qëllimisht me një tufë zogjsh dhe vrau njërin prej tyre, ka njoftuar policia.

Taksisti Atushi Ozawa (50 vjeç) ka thënë se ishte i nervozuar sepse zogjtë ishin në rrugë, shkruan JapanTimes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai përdori veturën e tij për të vrarë një zog muajin e kaluar dhe u arrestua të dielën, më 3 dhjetor, për shkelje të ligjit për mbrojtjen e kafshëve”, sipas policisë japoneze.

Ozawa shkeli gazin dhe përplasi taksinë e tij në një turmë zogjsh me një shpejtësi prej 60 kilometrash në orë.

Zhurma e motorit ka bërë që një kalimtar i befasuar ta denoncojë ngjarjen në polici.

Policia i kërkoi veterinerit që t'i kryente autopsinë zogut dhe u konstatua se shkaku i vdekjes ishte shoku traumatik.

Policia e quajti sjelljen e shoferit të taksisë "shumë keqdashëse" për një shofer profesionist dhe vendosi ta arrestojë atë, raportojnë mediat lokale.