Prokurori Jack Smith, i cili ka qenë kryeprokuror i Gjykatës Speciale në Hagë, është emëruar ndihmës special për hetimin e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ai do të fokusohet në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e Trumpit dhe për rolin e tij në sulmin e 6 janarit në Capitol, ka njoftuar prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGarland tha se të premten në mëngjes ai nënshkroi një letër duke emëruar zyrtarisht John L. Smith, i njohur si Jack Smith, një prokuror në Hagë dhe një ish-prokuror federal, për të filluar shërbimin si ndihmës special "menjëherë".
Smith ka qenë kryeprokuror që prej vitit 2018 në Hagë, për të hetuar krimet e luftës në Kosovë.
"Prokurori special Smith ka dhënë dorëheqje si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në Hagë, e ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë", thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Drejtësisë.