Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli vret shtatë pjesëtarë të Hezbollahut në Liban

Një dron nga Izraeli ka goditur një veturë në Liban të shtunën në mëngjes, duke vrarë tre pjesëtarë të Hezbollahut.

Katër pjesëtarë të tjerë u vranë në një sulm mbi një shtëpi në Ramia gjatë natës, raportoi AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjencia Kombëtare e Lajmeve në Liban ka raportuar se sulmi i fundit goditi një veturë, ndërsa ushtria izraelite ka thënë po ashtu se kishte goditur një automjet.

Sipas ushtrisë izraelite, në automjet ishin një numër terroristësh që lëshonin raketa në territorin e Izraelit. Shtoi se militantët operonin nën një grup të lidhur me Iranin e që operon nën Hezbollahun.

Hezbollahu lajmëroi vdekjen e shtatë luftëtarëve të tij, pa dhënë detaje shtesë.

Grupi militant ka shkëmbyer zjarr me forcat e Izraelit përgjatë kufirit Liban-Izrael që nga fillimi i luftës së Izraelit ndaj Hamasit në Gaza.