Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli vazhdon sulmet pranë spitaleve në Gaza

Sulmet izraelite goditën pranë disa spitaleve në qytetin e Gazës të premten herët, teksa ushtria u fut më thellë në lagjet e dendura urbane në betejën e saj me militantët e Hamasit, duke bërë që një numër në rritje i civilëve të ikin drejt jugut të territorit të rrethuar.

Izraeli ka akuzuar luftëtarët e Hamasit se fshihen në spitale dhe përdorin kompleksin e spitalit Shifa, si qendrën e tyre kryesore komanduese.

Kjo është mohuar nga grupi militant dhe stafi i spitalit, të cilët thonë se Izraeli po krijon një pretekst për ta goditur atë.

Një i madh i banorëve që kanë jetuar përreth spitalit Shifa, më i madhi i Gazës, nuk janë zhvendosur, duke shpresuar se aty do të jetë më sigurt se në shtëpitë e tyre apo strehimoret e Kombeve të Bashkuara në veri, disa prej të cilave janë goditur vazhdimisht.

Trupat izraelite ishin rreth 3 kilometra larg nga spitali. Sipas kreut të zyrës së mediave të drejtuar nga Hamasi në Gaza, Salama Maarouf, mëngjesin e së premtes, Izraeli goditi oborrin e Shifas dhe departamentin e obstetrikës./ AP