Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thwnw se ushtria do të vazhdojë operacionet e saj tokësore në Libanin jugor, disa orë pasi Izraeli dhe Libani ranë dakord të zbatojnë një armëpushim të mbështetur nga SHBA-të për t'i dhënë fund armiqësive.
Katz ka thwnw se Forcat Mbrojtëse të Izraelit nuk do të tërhiqen nga Libani jugor, përfshirë Kështjellën Beaufort, si dhe qindra mijëra njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nuk do të mund të kthehen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar e forcat izrelite ruajnw të drejtën e veprimit, me mbështetjen amerikane, për të sulmuar në Bejrut në rast të sulmeve ndaj komuniteteve dhe territorit izraelit.
Ushtria izraelite gjithashtu ka lwshuar një paralajmërim këtë mëngjes duke thënë se luftimet do të vazhdojnë në Libanin jugor, ndërsa u ka bwrw thirrje njerëzve të qëndrojnë larg Libanit jugor.
Agjencia zyrtare Kombëtare e Lajmeve e Libanit ka raportuar se disa persona janw plagosur në sulmet izraelite në zonat jugore të Tyrit dhe Nabatieh, të cilat janë ballafaquar me sulme të shumta në javët e fundit.
Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi qeveritë e Izraelit dhe Libanit ranë dakord të zbatojnë një armëpushim të kushtëzuar pas rundit të katërt tw bisedimeve në Uashington.
Armëpushimi varet nga një ndërprerje e plotë e zjarrit nga Hezbollahu dhe thuhet se do të krijojë një numër zonash sigurie në Liban nga të cilat luftëtarët e grupit të lidhur me Iranin do të ndalohen.