Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim nëse Hezbollahu i ndal sulmet

Liban

Foto: Associated Press

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë.

Marrëveshja është “e kushtëzuar nga një ndërprerje e plotë” e sulmeve nga grupi i armatosur Hezbollah, i mbështetur nga Irani, si dhe nga kushte të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo vjen pasi sulmet izraelite vranë të paktën nëntë persona në jug të Libanit të mërkurën, ndërsa Hezbollahu lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit, duke vënë në provë armëpushimin e brishtë që ishte rënë dakord fillimisht në prill.

“Të gjitha vendet riafirmuan se e ardhmja e marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Libanit duhet të vendoset nga dy qeveritë sovrane. Ato hodhën poshtë çdo përpjekje, nga çdo shtet ose aktor joshtetëror, për ta mbajtur peng të ardhmen e Libanit”, thuhet në deklaratë.

Marrëveshja, e arritur pas rundit të katërt të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Uashington, kushtëzohet nga “evakuimi i të gjithë operativëve (të Hezbollahut)” nga zona që Izraeli kontrollon në jug të Libanit, nga lumi Litani deri në kufi.

Deklarata thotë se SHBA-ja do të ndihmojë në krijimin e “zonave pilot, në të cilat Forcat e Armatosura të Libanit do të marrin kontroll ekskluziv të territorit, duke përjashtuar të gjithë aktorët joshtetërorë”. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme se si do të funksionojnë këto zona.

Njoftimi vjen pas një armëpushimi të pjesshëm të arritur të hënën, për të cilin Libani ka thënë se do të bënte që Izraeli të përmbahej nga bombardimi i Bejrutit, në këmbim që Hezbollahu të mos sulmonte Izraelin.

Dy vendet do të takohen sërish më 22 qershor për të zhvilluar bisedime të mëtejshme “me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”. Hezbollahu ende nuk ka komentuar publikisht mbi këtë njoftim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka thënë gazetarëve para njoftimit se shpresonte që bisedimet të prodhonin “një plan veprimi drejt sigurisë në Liban, të pavarur nga Hezbollahu”.

Armëpushimi i pjesshëm u vu në provë nga sulmet e të dyja palëve gjatë kësaj jave.

Hezbollahu hedh poshtë armëpushimin Izrael-Liban

1 j. më parë / 4 qer 2026 14:56
Liban

Photo: Associated Press

Hezbollahu ka hedhur poshtë të enjten marrëveshjen e fundit të armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe qeverisë libaneze, duke kërkuar një tërheqje të plotë të Izraelit.

Njoftimi ka ardhur ndërsa sulmet izraelite kanë vrarë të paktën katër persona, sipas autoriteteve lokale, dhe një paqeruajtës i OKB-së është vrarë në shkëmbim zjarri.

Lideri i Hezbollahut, Naim Kassem, në një deklaratë me shkrim të lexuar në TV, ka thënë se kërkesa e marrëveshjes që luftëtarët e Hezbollahut të largohen nga Libani jugor nën zjarr do të thoshte "dorëzim, disfatë dhe arritje e qëllimeve të armikut".

"Ajo për të cilën jemi të shqetësuar është fundi i agresionit, armëpushimi dhe tërheqja e Izraelit", ka thënë ai.

"Ne nuk kemi bërë asnjë angazhim ndaj asnjë pale për të ndaluar rezistencën për sa kohë që ka pushtim", ka shtuar.

Luftërat e vazhdueshme në Liban, ku forcat izraelite kanë pushtuar pjesë të mëdha të jugut, kërcënojnë përpjekjet për t'i dhënë fund luftës së Iranit dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyç tranziti për naftën dhe gazin, mbyllja e së cilës ka tronditur ekonominë botërore.

Irani ka kërkuar që çdo armëpushim i qëndrueshëm të shtrihet në Liban. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili përballet me zgjedhje më vonë këtë vit, dëshiron të vazhdojë me ofensivën e Izraelit derisa Hezbollahu të mos paraqesë më kërcënim.

Trupat izraelite kanë pushtuar rreth një të pestën e Libanit që kur Hezbollahu filloi të kryente sulme me raketa dhe dronë në solidaritet me Iranin, disa ditë pasi filloi lufta më e gjerë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili u përball me një qortim nga Kongresi të mërkurën, është përpjekur të minimizojë bllokimin diplomatik dhe dështimin e armëpushimeve të deklaruara për t'u dhënë fund luftimeve, duke u thënë gazetarëve se në Lindjen e Mesme, "një armëpushim është kur qëllon në një mënyrë më të moderuar".

Izraeli thotë se luftimet do të vazhdojnë në Libanin jugor

1 j. më parë / 4 qer 2026 11:35
Izraeli

Photo: Associated Press

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë se ushtria do të vazhdojë operacionet e saj tokësore në Libanin jugor, disa orë pasi Izraeli dhe Libani ranë dakord të zbatojnë një armëpushim të mbështetur nga SHBA-të për t'i dhënë fund armiqësive. 

Katz ka thwnw se Forcat Mbrojtëse të Izraelit nuk do të tërhiqen nga Libani jugor, përfshirë Kështjellën Beaufort, si dhe qindra mijëra njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nuk do të mund të kthehen.

Ai ka shtuar e forcat izrelite ruajnw të drejtën e veprimit, me mbështetjen amerikane, për të sulmuar në Bejrut në rast të sulmeve ndaj komuniteteve dhe territorit izraelit.

Ushtria izraelite gjithashtu ka lwshuar një paralajmërim këtë mëngjes duke thënë se luftimet do të vazhdojnë në Libanin jugor, ndërsa u ka bwrw thirrje njerëzve të qëndrojnë larg Libanit jugor.  

Agjencia zyrtare Kombëtare e Lajmeve e Libanit ka raportuar se disa persona janw plagosur në sulmet izraelite në zonat jugore të Tyrit dhe Nabatieh, të cilat janë ballafaquar me sulme të shumta në javët e fundit.

Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi qeveritë e Izraelit dhe Libanit ranë dakord të zbatojnë një armëpushim të kushtëzuar pas rundit të katërt tw bisedimeve në Uashington. 

Armëpushimi varet nga një ndërprerje e plotë e zjarrit nga Hezbollahu dhe thuhet se do të krijojë një numër zonash sigurie në Liban nga të cilat luftëtarët e grupit të lidhur me Iranin do të ndalohen.