Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli thotë se do të lejojë futjen e karburantit në Gazë, por të limituar

Izraeli ka thënë se do të lejojë dy kamionë me karburant në ditë të hyjnë në Rripin e Gazës, pas presionit për ta bërë këtë nga SHBA-ja.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë se rreth 140,000 litra karburant do të lejohen çdo dy ditë.

Shumica e karburantit është menduar për kamionët që shpërndajnë ndihma, si dhe për mbështetjen e OKB-së në sigurimin e ujit dhe kanalizimeve, ka shtuar zyrtari.

Pjesa tjetër është për shërbimet e telefonisë celulare dhe internetit, të cilat ishin ndërprerë për shkak të mungesës së karburantit, raportoi BBC. 

Të premten, kompania që ofron komunikimet në Gazë ka thënë se shërbimet e saj po ktheheshin pasi kishin marrë pak karburant nëpërmjet Unrwa, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë.

Zyrtari amerikan ka theksuar se Washingtoni ushtroi presion të konsiderueshëm mbi Izraelin për ta shtyrë këtë marrëveshje të karburantit.

Edhe Kamioni i parë me karburant hyn nga Egjipti në Rripin e Gazës Botë Kamioni i parë me karburant hyn nga Egjipti në Rripin e Gazës

Marrëveshja ishte rënë dakord në parim javë më parë, shtoi zyrtari, por u vonua nga Izraeli për dy arsye. Zyrtarët izraelitë i thanë SHBA-së se karburanti nuk kishte mbaruar në të vërtetë në Gazën jugore, dhe ata gjithashtu donin të prisnin dhe të shihnin nëse mund të negocionin fillimisht një marrëveshje pengjesh.

​