Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kamioni i parë me karburant hyn nga Egjipti në Rripin e Gazës

Stacioni televiziv shtetëror i Egjiptit Al-Qahera ka raportuar se një kamion me karburant ka kaluar kontrollin në anën egjiptiane të pikëkalimit Rafah, midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës.

Wael Abu Omar, zëdhënës i Autoritetit palestinez për kufij, bëri të ditur se një kamion me karburant ka mbërritur të mërkurën në mëngjes në anën e Gazës të pikës së kalimit Rafah. Kjo është sasia e parë e karburantit që hyn në enklavën e rrethuar që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, të martën e kësaj jave ka njoftuar se depoja e saj e karburantit në Gaza ishte bosh dhe se së shpejti do të ndërpriste ofrimin e ndihmave, duke përfshirë furnizimin e kufizuar me ushqim dhe ilaçe nga Egjipti, për më shumë se 600 mijë persona që strehohen në shkollat e mbipopulluara të menaxhuara nga OKB-ja dhe objekte të tjera në jug që përdoren si strehimore.

Zyrtarët izraelitë të mbrojtjes ndryshuan vendimin herët të mërkurën duke lejuar që rreth 24 mijë litra karburant të kalojë në territorin e Gazës, për çështje humanitare, thanë zyrtarët.

Më herët, ata në mënyrë të përsëritur refuzuan lejimin e futjes së karburantit në Gaza, duke thënë se Hamasi do ta përdorte atë për qëllime ushtarake.

Edhe 107 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza të enjten, thotë ushtria izraelite Botë 107 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza të enjten, thotë ushtria izraelite

Zyrtarët izraelitë kanë njoftuar se do të lejojë kamionët e OKB-së të rimbushen në vendkalimin Rafah.

Ata kanë bërë të ditur se vendimi ishte marrë në përgjigje të një kërkese nga SHBA-ja. /AP