Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli sugjeron hapjen e konsullatës së SHBA-së për palestinezët në Bregun Perëndimor, jo në Jerusalem

Izraeli e rriti kundërshtimin publik të shtunën ndaj një plani të administratës së presidentit Joe Biden për të rihapur një konsullatë të SHBA-së për palestinezët në Jerusalem, duke sugjeruar se një mision i tillë duhet të jetë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Nën ish-presidentin Donald Trump, Uashingtoni kënaqi izraelitët dhe zemëroi palestinezët duke mbyllur konsullatën e Jerusalemit. Ambasada amerikane në Izrael u zhvendos në Jerusalem nga Tel Avivi në vitin 2018.

Palestinezët duan Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm dhe e panë iniciativën e SHBA-së për të zhvendosur ambasadën e saj si minim të kësaj aspirate. Izraeli, i cili pushtoi Jerusalemin Lindor në vitin 1967, e quan Jerusalemin kryeqytetin e tij të pandashëm.

Duke kërkuar të riparojë lidhjet me palestinezët, administrata Biden ka thënë se do të rihapë konsullatën, megjithëse nuk ka dhënë një datë.

Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, duke folur pranë Bennett, propozoi rihapjen e konsullatës në selinë de-facto të qeverisë palestineze në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Edhe SHBA-ja evakuon pjesërisht Ambasadën në Bejrut, shkaku i rritjes së tensioneve Botë SHBA-ja evakuon pjesërisht Ambasadën në Bejrut, shkaku i rritjes së tensioneve

Në Ramallah, zëdhënësi i presidentit palestinez Mahmoud Abbas hodhi poshtë komentet e Lapid.

"Ne do të pranojmë vetëm një konsullatë të SHBA-së në Jerusalem, kryeqyteti i shtetit palestinez. Kjo ishte ajo që administrata e SHBA kishte njoftuar dhe ishte zotuar të bënte", tha Nabil Abu Rudeineh për Reuters.