Autoritetet policore izraelite kanë mbyllur autostradën kryesore Jerusalem-Tel Aviv dhe kanë evakuuar banorët përgjatë rrugës pas rikthimit të zjarreve në një zonë të shkatërruar nga flakët një javë më parë, ka raportuar “The Guardian”.
Komunitetet që ndodhen rreth 30 kilometra në perëndim të Jerusalemit u evakuuan, teksa mediat izraelite kanë shfaqur pamje të ekipe të zjarrfikësve duke luftuar flakët.
Si pasojë e kushteve atmosferike, ministrja e Transportit dhe Sigurisë Rrugore në Izrael, Miri Regev, ka njoftuar se ngjarja kryesore për Ditën e Pavarësisë e planifikuar për ditën e mërkurë, është anuluar.
Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë mundësuar që zjarret nëpër zonat e rrethuara me pyje të përhapen shpejt, duke nxitur evakuimin e të paktën 5 komuniteteve, thuhet në njoftimin e policisë.
Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, ka thënë se po shkon në drejtim të zonave të prekura, të cilat shpeshherë përballen me zjarre në këtë kohë të vitit.
-
Izraeli paralajmëron përdorimin e “forcës së paparë” në Gazë
-
Izraeli hap një rrugë të përkohshme për largimin e banorëve nga Qyteti i Gazës
-
Izraeli përfshihet nga zjarret masive
-
Një polic izraelit vritet nga një i armatosur në autostradë
-
Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërkohë që Izraeli vazhdon sulmet