Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli mbrohet nga 60 raketa palestineze

Militantët palestinezë kanë lëshuar dhjetëra raketa nga Rripi i Gazës në drejtim të jugut të Izraelit.

Kjo ishte kundërpërgjigje ndaj bombardimeve izraelite që kanë lënë të vdekur 16 palestineze, përfshirë tre militantë.

Sirenat e bombardimeve janë dëgjuar në jug të Izraelit dhe izraelitët janë paralajmëruar për sulmet me bomba që nga e marta.

Ushtria izraelite ka njoftuar se së paku 60 raketa janë lëshuar brenda një ore. Të gjitha këto raketa janë shkatërruar nga sistemi i mbrojtjes.

Artikuj të ngjashëm