Punonjësit shëndetësorë në Izrael kanë filluar të premten administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID të kompanisë “Pfizer” në Jerusalem, teksa vendi ka zgjeruar programin e imunizimit përforcues mes personave të moshës 40-vjeçare.
Muajin e shkuar, Izraeli ka nisur t’ua administrojë dozën e tretë personave mbi 60 vjeç, duke u bërë vendi i parë në botë që e përdor një vaksinë perëndimore për ta bërë një gjë të tillë. Fushata të premten është zgjeruar mes 40-vjeçarëve dhe punonjësve shëndetësorë.
Izraeli është një prej vendeve lidere në aspektin e vaksinimit të popullatës. Por, gjatë javëve të fundit është ballafaquar me ngritje të rasteve të infektimit me variantin Delta të koronavirusit, edhe në mesin e të vaksinuarve, raporton AP.
Rreth 5.9 milionë nga gjithsej 9.3 milionë banorët e Izraelit tanimë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.
-
FDA-ja synon të vendosë paralajmërimin më serioz te vaksinat kundër Covid-it
-
Vaksinat anti-COVID mund të ndihmojnë disa pacientë me kancer të luftojnë tumoret
-
Njerëzit nuk janë aq të pafuqishëm ndaj demencës sa mendohet
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Tri vaksina kundër Ebolas po zhvillohen mes frikës në rritje për përhapjen e shpërthimit