Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli do të varroset në Siri, thotë shefi ushtarak iranian

Hossein Salami

Foto: Associated Press

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Hossein Salami ka thënë se Izraeli do të "paguajë një çmim të rëndë" dhe do të "varroset" në Siri, njoftoi televizioni shtetëror të dielën.

“Sionistët do të paguajnë një çmim të rëndë; ata do të varrosen në këtë tokë, por kjo do të kërkojë pak kohë”, citon televizioni shtetëror të ketë thënë gjenerali Salami, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë gjithashtu se incidente "të tmerrshme" kishin ndodhur që kur forcat iraniane u larguan nga Siria pas rënies së Bashar al-Assadit. Ai shtoi se forcat iraniane ishin në Siri për të mbrojtur dinjitetin sirian.

Irani ishte mbështetësi numër një rajonal i Assadit në luftën civile dhjetëvjeçare të kombit arab.

Qindra forca iraniane janë vrarë në luftë, megjithëse Teherani zyrtar ka thënë prej kohësh se ka vetëm një rol këshillues ushtarak në Siri.