Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia kërkon nga SHBA-ja dhe Rusia ta zgjidhin konfliktin në Ukrainë

Italia kërkon nga SHBA-ja dhe Rusia ta zgjidhin konfliktin në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia duhet të bisedojnë që t’i japin fund luftës në Ukrainë, ka thënë të mërkurën kryeministri italian, Mario Draghi një ditë pasi është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden, raportoit Sky News të mërkurën.

Draghi ka thënë se ai dhe Bideni janë pajtuar që rruga drejt paqes mes Rusisë e Ukrainës është shumë e komplikuar, mirëpo ka shtuar se çdokush duhet të bëjë përpjekje t’i ndihmojë ato që ta gjejnë një zgjidhje.

“Janë disa mundësi, por para se ato të përcaktohen, duhet të bëhet një përpjekje, sidomos nga Rusia dhe SHBA-ja të cilat duhet të ulen në një tavolinë”, ka thënë Draghi.

Kryeministri italian shtoi se ai ka besim se kërkesa e Moskës që blerësit evropianë të paguajnë për gazin rus në rubla nuk do të çojë në një ndërprerje të furnizimeve.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se përmbushja e kërkesës mund të shkelë sanksionet e BE-së.

"Në fakt, shumica e importuesve të gazit tashmë kanë hapur llogaritë e tyre në rubla”, ka thënë Draghi.