Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk dëshiron paqe, ka deklaruar të enjten, kryeministri i Italisë, Mario Draghi.
Draghi ka thënë se nevojiten më shumë sanksione ndaj Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
“Nga ana e Putinit nuk ka vullnet për paqe. Ka vullnet për luftë”, ka thënë Draghi.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur të mërkurën kriminel lufte homologun e tij rus, derisa të enjten Bideni ka vazhduar të flasë për Putinin, duke thënë se "ai është një diktator dhe një bandit".
Artikuj të ngjashëm
-
Italia kërkon nga SHBA-ja dhe Rusia ta zgjidhin konfliktin në Ukrainë
-
Putin - Evropës: Na lini të jetojmë në paqe, përndryshe do të reagojmë
-
Putin: Nuk shohim gatishmëri nga Ukraina për të negociuar
-
Meloni: Pushtimi i Ukrainës po i kthehet kundër Putinit
-
Blinken: Të respektohet urdhërarresti për Putinin