Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka bërë thirrje urgjente për armëpushim në Ukrainë dhe nisje të negociatave serioze për përfundim të luftës, raporton Reuters.
Ai ka thënë se armëpushimi duhet të arrihet sa më parë që është e mundur.
Komentet e Draghit kanë ardhur gjatë kohës sa ai hapi debatin për rolin e Italisë në mbështetje të Ukrainës, gjë që po krijon tensione në rritje në mazhorancën qeverisëse të kryeministrit.
Kryeministri italian ka thënë se është gjithashtu e rëndësishme që të ushtrohet presion ndaj Rusisë përmes sanksioneve ekonomike “sepse duhet sjellë Moska në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Italia kërkon nga SHBA-ja dhe Rusia ta zgjidhin konfliktin në Ukrainë
-
Telefonata me Draghin, Putini beson se ende nuk janë pjekur kushtet për armëpushim
-
Zelensky mirëpret armëpushimin SHBA-Iran, thotë se është i gatshëm për armëpushim me Rusinë
-
Macron: Rusia nuk e do armëpushimin – Evropa duhet të tregojë unitet përballë agresionit
-
Gjermania paralajmëron Rusinë se “ora po i ecën” për armëpushim në Ukrainë