Shteti Islamik konfirmon vdekjen e liderit të saj, Abu Bakr al Baghdadi.
Më anë të një komunikate të shkurtër, ISIS deklaron se lideri i tyre ka humbur jetën dhe në krye është emëruar një “Kalif” i ri, shkruan Tg.com.
Në deklaratë i kërkonte luftëtarëve të tij të qëndronin të fortë dhe të mos të dorëzoheshin.
Lajmi u bë i ditur nga televizioni irakian Sumaria, i cili citon burime nga guvernatori irakian në Mosul, qytet që u çlirua ditën e diel pas 9 muaj luftime.