Sam Bankman-Fried, që u arrestua vitin e kaluar nën akuza për mashtrim pas falimentimit të firmës së tij të kriptovalutave FTX, është dërguar në burg, raporton BBC.
Gjyqtari Lewis Kaplan u pajtua me prokurorët se është e nevojshme që Bankman-Fried ta presë gjykimin prapa grilave, për ta parandaluar atë që të ndërhyjë në procesin gjyqësor.
Prokurorët e akuzuan atë se ka tentuar t’i frikësojë dëshmitarët, që pritet të dëshmojnë kundër tij.
Ish-shefi i FTX ka mohuar akuzat.
Seanca gjyqësor e Bankman-Friedit pritet të mbahet në tetor.
31-vjeçari akuzohet se ka keqpërdorur paratë e investuesve dhe konsumatorëve të platformës së tij të kriptovalutave FTX, duke paguar me to për një pronë, duke dhuruar donacione politike e duke dërguar para në fondin e tij Alameda Research.
Edhe
Kërkohet paraburgim ndaj katër prej 39 të arrestuarve për skandalin në Byronë e Sigurimeve
Ish-miliarderi ka mohuar prtendimet dhe ishte liruar fillimisht me dorëzani prej 250 milionë dollarëve.
Mirëpo, është vendosur që Bankman-Fried të dërgohet në burg në mënyrë që të mos e pengojë procesin gjyqësor, pasi është thënë se ai ka kërcënuar dëshmitarët.