Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-ndihmësja: Trumpi ishte në dijeni se protestuesit që u futën në Kongres ishin të armatosur

Cassidy Hutchinson

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte qenë në dijeni se përkrahësit e tij ishin të armatosur dhe megjithatë u bëri thirrje të futen në Kongres për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, ka thënë ish-ndihmësja e Trumpit, Cassidy Hutchinson, raporton agjencia AP.

Hutchinson duke dëshmuar në Komitetin që po e heton dhunën në Kongres që ndodhi më 6 janar të vitit të kaluar, ka thënë se Trump dhe stafi i tij i afërt e dinin për dhunën potenciale.

Por, marshi i planifikuar, për të cilin avokati Rudy Giuliani tha se do ta bënte Trumpin të dukej i fuqishëm, u mbajt.

Presidenti po ashtu kishte kërkuar t’i bashkohej edhe vetë marshit në Capitol.

Komiteti është duke dëgjuar dëshmitarë për të parë nëse ka një lidhje direkte mes ish-presidentit Trump dhe tentimit nga përkrahësit e tij që ta parandalonin Kongresin të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Edhe Frikë për përsëritjen e “trazirave të Capitolit” pas pretendimeve të Trumpit Botë Frikë për përsëritjen e “trazirave të Capitolit” pas pretendimeve të Trumpit

Cassidy Hutchinson ishte si pjesë e stafit e shefit të kabinetit të Trumpit, Mark Meadows.

Hutchinson tregon se Trump në një moment i kishte thënë stafit se nuk shqetësohet se protestuesit janë të armatosur.