Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-miss Ukraina fton ukrainaset të marrin shembull fotografinë “Gruaja nga Sarajeva”

Ish-miss Ukraina, Anastasiia Lenna, u bë e famshme në fillim të luftës, kur pozoi me uniformë të njësive speciale dhe me armë në duar. Ajo deshi të ndërgjegjësojë publikun për atë që po ndodhte në vendin e saj, megjithëse edhe u kritikua, pasi në kohën kur të tjerët po bënin luftë përnjëmend me rusët, ajo bëri sete fotografish.

Tani ajo ka vazhduar me misionin, por në një formë tjetër, duke përdorur një fotografi ikonike të bërë në Sarajevë, derisa qyteti boshnjak ishte i rrethuar nga forcat serbe.

Anastasiia ka publikuar në Instagram ditë më parë një foto kult të Meliha Vareshanoviqit e bërë në Sarajevën e rrethuar, duke dashur t'u thotë zonjave ukrainase të mos dorëzohen.

Inspirimi nga Meliha

Në postimin e saj, ajo ka shkruar: "Gruaja në foto është nga një familje e vjetër sarajevase e shkatërruar nga lufta. Ajo është 38 vjeç këtu. Sarajeva ishte nën rrethim. Ajo dhe motra e saj varrosën nënën e saj. Meliha preu flokët e saj të gjatë sepse ishte e pamundur të kujdesej për to pa ujë e pa shampo”.

Edhe Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë Botë Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë

Më pas, vazhdoi: “Megjithatë, ajo nuk iki, nuk e kënaqi armikun me frikën e saj, nuk u dha material gazetarëve që duan të fotografojnë viktima e të plagosur”.

Ish-missi ukrainas tha se fotografia, autori i së cilës Tom Stoddart vdiq më 17 nëntor të vitit të kaluar, u publikua në gazetat e revistat më prestigjioze të botës, duke e bërë Melihan një grua të famshme.

Melihi sot është në të gjashtëdhjetat, ajo ende punon, vesh kostumet e Chanel dhe e kujton mirë mëngjesin kur eci dhe barti të vetmen gjë që mund t’i rezistonte cinizmit dhe shkatërrimit - bukurinë dhe dinjitetin e saj, duke thënë në heshtje: “Nuk do të na thyeni”.

“Pra, zonja, drejtoni shpatullat, drejtoni qëndrimin dhe dilni për fotografim falas”, tha Anastasia, duke dashur të inkurajojë bashkatdhetarët e saj që edhe sot po përballen me luftën.

Në komente, shumë ukrainas u pajtuan posa dëgjuan për historinë e Melihas, e disa u përgjigjën me komentin: “Lavdi Ukrainës, Lavdi Bosnjës”.

Edhe “Turistët snajperistë” dhe “çetnikët e fundjavës”: Kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës? Rajon “Turistët snajperistë” dhe “çetnikët e fundjavës”: Kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

Historia e fotografisë “Gruaja nga Sarajeva”

Fotografia u shkrep më 1993 nga britaniku Stoddart. Në një mëngjes, pasi kishte varrosur të ëmën, Meliha doli për shëtitje në Sarajevë. Zgjodhi rrobat më të mira që i kishin ngelur dhe pasi bëri grim, doli për shëtitje. Fotoja është bërë pranë një ushtari serb që ri me automatik dhe e shikon sertë teksa i kalon para fytyrës.

Rrethimi i Sarajevës (prill 1992 – shkurt 1996) njihet si më i gjatë i një kryeqyteti në historinë moderne. Forcat serbe të Republikës Serbe të Bosnjës dhe Armatës Popullore të Jugosllavisë, rrethuan Sarajevën, kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës. Rrethimi zgjati 1.425 ditë dhe u vranë 11.541 persona, në mesin e tyre 643 fëmijë.

Lëvizja ishte e rrezikshme për çdokënd brenda qytetit, por Meliha vendosi ta sfidojë armikun dhe veten.

Fotografia kult e quajtur “Gruaja nga Sarajeva” u hodh në ankand dhe çmimi fillestar më 1993 ishte 1500 funte.

Edhe Kolumne Trieste, Beograd, Sarajevë – dhe një dyshim për krime makabre

Autori Stoddart ka marrë çmime të shumta për të që nga viti 1993, dhe një nga kopjet e saj e mban edhe aktorja e njohur e Hollywoodit, Angelina Jolie.

Autori i fotos, britanik Tom Stoddart, vdiq në moshën 68-vjeçare vitin e shkuar.