Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-kryeministri izraelit vesh uniformën për të luftuar kundër Hamasit

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, është regjistruar si rezervist dhe ka veshur një uniformë ushtarake, sipas një gazete izraelite.

Duke publikuar një footgrafi të tij që duket të jetë në një kazermë, “Israel Hayom” ka raportuar se Bennett po përgatitet për ta mbrojtur vendin.

“Ish-kryeministri Naftali Bennett po ashtu ka veshur një uniformë dhe është regjistruar në forcat rezervë”, thuhet mbi foto, raportoi SkyNews që nuk ka mundur të verifikojë këto pretendime.

Grupi palestinez Hamas ka realizuar një sulm të befasishëm në Izrael mëngjesin e së shtunës. Mbi 40 izraelitë raportohen të vrarë, kurse sulmet e dyanshme vazhdojnë ende.

 

Artikuj të ngjashëm