Agjencia e lajmeve “Fars” e Iranit ka thënë se Teherani ka hedhur poshtë një propozim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një armëpushim 48-orësh, duke cituar një burim të paidentifikuar.
Më parë, “Wall Street Journal” raportoi se Irani u kishte thënë zyrtarisht ndërmjetësve se nuk është i gatshëm të takohet me zyrtarët amerikanë në Islamabad në ditët në vijim.
Këtë javë, ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se Teherani do të pranonte vetëm një përfund të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të luftës - jo një armëpushim të përkohshëm - si dhe kërkesa të tjera si dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara.
Ai gjithashtu kishte theksuar se Teherani nuk i ishte përgjigjur ende propozimit prej 15 pikësh të SHBA-së, por tha se besimi midis dy vendeve ishte në “zero” dhe se disa nga kërkesat e Uashingtonit ishin “të tepërta”.
-
Irani thotë se ka marrë përgjigje nga SHBA-ja lidhur me propozimin e fundit për paqe
-
Irani refuzon bisedimet e reja me SHBA-në, akuzon Uashingtonin për kërkesa të tepruara
-
Irani e mohon se negociatat dështuan për shkak të ambicieve për armë bërthamore
-
SHBA-ja dhe Irani u japin fund diskutimeve, s’ka marrëveshje
-
Irani hedh poshtë propozimin për armëpushim 45-ditor