Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar se hakmarrja kundër çfarëdo veprimi të mundshëm nga Izraeli do të ndodh brenda “disa sekondash, jo orësh”.
Ali Bagheri Kani ka thënë për televizionin shtetëror iranian të hënën vonë se Izraeli do të përballet me “përgjigje të vendosur dhe të ashpër” nga Irani nëse bën lëvizjen më të vogël kundër Iranit, popullit ose interesave të tij, raporton AP.
E shefi ushtarak i Izraelit, gjenerallejtënant Herzi Halevi, ka thënë se vendi i tij do t’i përgjigjet sulmit të fundjavës së Iranit, por nuk ka dhënë hollësi se kur dhe si, ndërsa liderët botërorë kanë kërkuar shtensionimin e situatës, duke u përpjekur që të shmangin përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.
“Izraeli po shqyrton hapat e tij të ardhshëm, porse sulmi iranian do të përballet me një përgjigje”, ka shtuar ai.
-
Irani thotë se do t’i përdorë “të gjitha mjetet në dispozicion” për t’iu përgjigjur sulmit izraelit
-
Irani e paralajmëron Izraelin kundër hakmarrjes
-
Irani paralajmëron Izraelin
-
Izraeli “po përgatit përgjigjen” ndaj Iranit, thotë një zyrtar ushtarak
-
Ushtria izraelite zotohet se sulmi iranian do të ketë pasoja