Irani ka lajmëruar se ka kryer ekzekutimin e parë të një protestuesi të dënuar për trazirat e pareshtura kundër qeverisë.
Mohsen Shekari u var mëngjesin e së enjtes pasi u shpall fajtor nga një gjykatë revolucionare për “armiqësi kundër Zotit”, njoftuan mediat shtetërore.
Ai është akuzuar se ka qenë “rebel” që ka bllokuar rrugën kryesore në Teheran më 25 shtator dhe plagosi një pjesëtar të forcave paramilitare Basij.
Një aktivist ka thënë se ai është dënuar pa proces gjyqësor.
Irani ka lajmëruar deri tash se 11 persona janë dënuar me vdekje në lidhje me protestat që po ndodhin pas vdekjes së 22.vjeçares Mahsa Amini.
Artikuj të ngjashëm