Irani ka ekzekutuar fshehurazi një burrë të dënuar me vdekje lidhur me protestat anti-qeveritare të vitit të kaluar, i kanë thënë burimet BBC-së.
21-vjeçari Milad Zohrevand u ekzekutua të enjten në mëngjes në një burg në qytetin Hamadan.
Nuk u konfirmua nga gjykata e cila e pati dënuar Zohrevandin për vrasje të një anëtari të Gardave Revolucionare gjatë protestave.
Burimet kanë thënë se ai nuk ka dashur të ketë avokat gjatë gjykimit.
Nëse konfirmohet zyrtarisht, Zohrevand do të jetë protestuesi i tetë i ekzekutuar pas protestave të vitit të kaluar.
Protestat kundër pushtetit në Iran nisën në shtator 2022 pas vdekjes në mbajtje të Mahsa Aminit, 22-vjeçarja e cila u arrestua nga policia e moralit mbi pretendimin se e mbante hixhabin në mënyrë “të papërshtatshme”.
-
Irani pritet ta ekzekutojë sot një protestues 26-vjeçar
-
Irani kryen ekzekutimin e parë lidhur me protestat anti-qeveritare
-
Irani ekzekuton dy protestues anti-qeveritarë
-
Irani ekzekuton të dënuarin për bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në
-
Irani ekzekuton dy burra të përfshirë në protestat e janarit, njofton media iraniane