Irani ka dënuar me një vit burgim punonjësen bamirëse britaniko-iraniane Nazanin Zaghari-Ratcliffe. Ajo është shpallur fajtore për aktivitete propaganduese kundër regjimit të Iranit, raporton BBC.
Po ashtu ajo e ka të ndaluar të largohet për një vit edhe nga Irani.
Avokati i saj ka treguar se Zaghari-Ratcliffe akuzohet se ka marrë pjesë në një demonstratë në Londër 12 vjet më parë dhe ka dhënë intervistë për BBC Persian.
Zaghari-Ratcliffe së pari ishte burgosur në Iran në vitin 2016 me akuza për spiunazh, të cilat i ka mohuar. Duke konfirmuar dënimin e saj të fundit, bashkëshorti i saj Richard Ratcliffe, ka thënë se vendimi i gjykatës është shenjë e keqe dhe “qartë një taktikë negociuese” nga autoritetet iraniane – që janë në mes të bisedimeve për aktivitetet nukleare të Iranit.
Zaghari-Ratcliffe ende nuk është dërguar në burg, bashkëshorti i saj ka treguar, dhe planifikon të apelojë.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka thënë se Britania e madhe do të intensifikojë angazhimin për të liruar atë.
-
Irani e dënon fituesen e Nobelit për Paqe me mbi 7 vjet burgim
-
I vazhdohet burgimi fitueses së Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi
-
Vajza e ish-presidentit iranian dënohet me pesë vjet burg
-
Irani miraton ligjin që kriminalizon intervistat me mediat “armiqësore”
-
Ish-bashkëshorti i Britney Spearsit: Ajo është shtypur si gratë iraniane