Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

I vazhdohet burgimi fitueses së Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi

Gjykata Revolucionare e Iranit e ka dënuar fituesen e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadin, me 15 muaj shtesë burgim, raporton “BBC”.

Mohammadi ka kaluar 12 muaj burgim.

Dënimin e radhës ajo e ka marrë mbi pretendimin se ka shpërndarë propagandë kur Republikës Islamike ndërsa ishte në burg.

Familja e saj ka dënuar këtë vendim, duke thënë se është dënimi i pestë kundër saj që nga marsi i vitit 2021.

Ajo nuk ishte prezentë në gjykimin e fundit dhe vendimi u mor në mungesë të saj.

Edhe Irani e dënon fituesen e Nobelit për Paqe me mbi 7 vjet burgim Botë Irani e dënon fituesen e Nobelit për Paqe me mbi 7 vjet burgim

Narges Mohammadi ka luftuar për të drejtat e njeriut në Iran me dekada të tëra. Në dy dekadat e fundit vazhdimisht është burgosur për shkak të aktivizimit të saj. Ajo është arrestuar 13 herë dhe në total 31 vjet burgim.

Pos muajve shtesë në burg, në dënimin e ri Mohammadi duhet të kalojë dy vjet jashtë Tehranit. Kjo nënkupton se ajo duhet të zhvendoset nga burgu Evin ku aktualisht po e vuan dënimin.

Po ashtu në dënimin e ri është thënë se Mohammadit i ndalohet udhëtimi për dy vjet pasi ta vuajë burgimin dhe do t’i ndalohet edhe anëtarësimi në grupe politike, shoqërore dhe po ashtu të mbajë telefon celular.

51-vjeçarja ka vazhduar me punën e saj si aktiviste e të drejtave të njeriut përkundër kërcënimeve të shumta e arrestimeve.

Edhe “White Torture” vjen edhe si dokumentar Kulturë “White Torture” vjen edhe si dokumentar

Ajo fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2023 për punën e saj kundër shtypjes së grave në Iran.

Fëmijët e saj tinejxherë pranuan çmimin në Oslo të Norvegjisë në tetor në emër të saj. Ata nuk e kanë parë nënën e tyre me vjet.