Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po zgjedhin një “aventurë ushtarake të papërgjegjshme” sa herë që “një zgjidhje diplomatike është mbi tavolinë”.
“Iranianët nuk do t’i nënshtrohen kurrë presionit”, shkroi Araghchi në platformën X, një ditë pasi të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për sulme në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa SHBA-ja goditi edhe mjete të tjera iraniane në det.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mos vallë kjo është një taktikë e ulët presioni?”, pyeti ai. “Apo rezultat i dikujt që po e mashtron sërish presidentin amerikan Donald Trump duke e futur në një tjetër moçal?”.
Pavarësisht shkëmbimit të zjarrit, Trumpi deklaroi se armëpushimi vazhdon të mbetet në fuqi. Ai synon të krijojë mundësi për bisedime që do t’i jepnin fund luftës së nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli në muajin shkurt.
Irani pritet t’u përgjigjet propozimeve amerikane të premten, sipas sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
“Shpresoj që të jetë një ofertë serioze, vërtet shpresoj”, ka thënë Rubio gjatë një vizite në Itali.
Irani ka marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe ka sulmuar aleatët amerikanë në Gjirin Persik, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve amerikane dhe izraelite. Rreth 20 për qind e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë kalojnë përmes kësaj rruge ujore strategjike, bllokimi i së cilës ka shkaktuar rritje të mëdha të çmimeve.
Në fillim të kësaj jave, Trump nisi dhe më pas pezulloi një operacion ushtarak amerikan për të ndihmuar në lirimin e rreth 2 mijë anijeve që kanë mbetur të bllokuara në zonë që nga shkurti.