Mbi 19 mijë të burgosur janë liruar në Irak këtë vit bazuar në ligjin e ri për amnisti, njoftuan autoritetet gjyqësore.
Amnistia përfshin disa të burgosur për veprën penale të anëtarësimit në grupin e Shtetit Islamik. Por, ata që janë të dënuar për vrasje lidhur me akuza të terrorizmit nuk përfshihen aty. Vepra të tjera që amnistohen janë korrupsioni, vjedhja dhe përdorimi i drogës.
Pas një takimi të zyrtarëve të lartë të Këshillit Gjyqësor u tha se 19,381 të burgosur u liruan nga burgjet gjatë katër muajve të këtij viti, raportoi AP.
Burgjet e Irakut përballen me krizë të mbipopullimit. Ministri i Drejtësisë ka thënë se 31 burgjet e shtetit kanë rreth 65 mijë të burgosur, pavarësisht se kapaciteti i tyre është për sa gjysmën e këtij numri.
Mijëra të burgosur mbahen për lidhje me Shtetin Islamit, i cili u mposht në Irak më 2017. Disa pjesëtarë u ekzekutuan për veprimet e tyre.
-
Lideri suprem i Iranit fal mijëra të burgosur
-
Skocia do të lirojë qindra të burgosur edhe pse nuk e kanë kryer dënimin komplet
-
Raportohen rreth 3,600 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael, mes tyre qindra civilë dhe fëmijë
-
Kuba liron 2010 të burgosur ndërsa SHBA-ja ushtron presion ndaj qeverisë së saj
-
Më shumë se 1,000 civilë të vrarë në Iran