Iraku ka filluar zbatimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Hapat përfshijnë dezinfektimin e xhamive, ndalimin e grumbullimeve të mëdha në mjedise publike dhe udhëtimin në Kinë, Iran, Japoni, Kore e Jugut, Tajlandë, Sngapor, Itali, Bahrein dhe Kuvajt, shkruan VoA.
Deri tash, në Irak janë raportuar 6 raste me koronavirus.
Gjithashtu, siç raporton Reuters, Qeveria e Irakut ka ndaluar tubimet publike në kohën kur ka nisur përhapja e koronavirus. Janë urdhëruar gjithashtu edhe të mbyllen kafenetë, restorantet dhe klubet, transmeton Koha.net.
Por në Bagdad, jeta duket se po vazhdon si normale dhe disa pronarë të bizneseve mendojnë se përgjigja e qeverisë është e ekzagjeruar.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit
-
Siria dhe Iraku mbyllin përkohësisht hapësirën ajrore
-
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën perëndimore të Iranit
-
Iraku mbyll terminalet e naftës pas sulmit vdekjeprurës
-
Irani nis sulme ndaj Izraelit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe