Iraku ka shënuar rekord të rasteve ditore me COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë kjo e rasteve që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
4,755 rastet e fundit e çojnë totalin në 247,039 raste. Janë regjistruar edhe 74 vdekje, gjithsej 7,275, shkruan CNN.
Ministria e Shëndetësisë së Irakut kishte paralajmëruar pasoja nëse njerëzit nuk do të ndiqnin rekomandimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Rekomandimet përfshinin qëndrimin në shtëpi, distancën sociale, mbajtjen e maskave dhe higjienën.
Artikuj të ngjashëm
-
Iraku fajëson qytetarët për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19
-
Irani regjistron numrin më të lartë ditor të të vdekurve me COVID-19
-
Irani shënon rekord me numrin e të vdekurve nga COVID-19
-
SHBA-ja me rekord rastesh ditore të COVID-19
-
Italia shënon rekord ditor të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit