Italia ka shënuar rekord ditor të rasteve me COVID-19, me 11,705 raste në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë të dielën ka njoftuar se kanë vdekur edhe 69 pacientë të tjerë, raporton Reuters.
Rekordi i fundit që u shënuar në Itali i të infektuarve arrinte në 10,925, raporton KOHA. Ky shtet ishte i pari në Evropë që u godit rëndë nga koronavirusi, ndërsa aktualisht është i dyti pas Britanisë me numrin më të lartë të të vdekurve.
Britania ka shënuar 16,982 raste pozitive me COVID-19 të dielën.
Artikuj të ngjashëm
-
Italia regjistroi sot mbi 138 mijë raste me COVID-19
-
Rritet numri i të vdekurve nga COVID-19 në Itali
-
Në Britani rekord ditor i rasteve të reja me COVID-19, mbi 60 mijë
-
Italia dhe Britania e Madhe regjistrojnë rritje të rasteve me COVID-19
-
659 të vdekur e mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali