Botë

Në Britani rekord ditor i rasteve të reja me COVID-19, mbi 60 mijë

Në Britani janë regjistruar 60.916 raste të reja me COVID-19, që është për herë të parë që është kaluar shifra e 60 mijë rasteve pozitive brenda 24 orëve, njofton Reuters.

Numri i të vdekurve është rritur për 830.

“Rritja rapide e rasteve është shumë shqetësuese dhe fatkeqësisht do ta rrisë presionin në shërbimet tona shëndetësore gjatë dimrit”, ka thënë Yvonne Doyle, drejtoreshë në Public Health England. “Për këtë arsye duhet të qëndrojmë në shtëpi”.

Në Itali në 24 orët e fundit janë regjistruar 15.378 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 649 të vdekur si pasojë e COVID-19.

E në Turqi janë regjistruar 14.494 raste pozitive me koronavirus, e 194 të vdekur nga COVID-19.