Departamenti i Shëndetësisë britanike ka konfirmuar se numri i rasteve të reja COVID-19 sot ishte 1,041 - dita e katërt me radhë ku numri i infeksioneve të reja kanë qenë më shumë se 1.000 brenda 24 orëve.
Numri i vdekjeve të reja nga koronavirusi është 6, duke sjellë numrin e përgjithshëm në 41,429, teksa numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi e deri më tani është 325.642.
Autoritetet shëndetësore po luftojnë për të mbajtur nivelin e infeksionit nën frikën e një bllokimi të dytë.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se shkalla e vlerësimit R mund të ishte rritur mbi 1 në Britaninë e Madhe, ndërsa shefi i mjekësisë angleze Chris Whitty tha se ka pak shanse për një përparim të vaksinave para Krishtlindjes. Ai tha se shpresa më e mirë tani është gjetja e një të tillë para dimrit të vitit të ardhshëm.
-
Mbi 107 mijë raste pozitive me COVID-19 në Britani vetëm të enjten
-
Bien rastet me COVID-19 në Britani
-
Në Britani rekord ditor i rasteve të reja me COVID-19, mbi 60 mijë
-
Britania regjistron rekord të rasteve të reja pozitive me koronavirus
-
Britania raporton 20.890 raste të reja dhe 102 viktima nga COVID-19