Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Frikë për rritje të rasteve me COVID-19 në Irak me fillimin e muajit të Muharremit

Iraku ka regjistruar afër 4000 raste të reja me koronavirus, të shtunën, duke e çuar numrin total në mbi 200,000 raste.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, 201,050 irakianë janë infektuar, 6,353 kanë vdekur dhe 143,393 janë shëruar nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Rritjet ditore kanë qenë rreth 4000 raste gjatë tërë javës, megjithatë autoritetet kanë kundërshtuar ta vënë vendin në izolim sërish pas hapjes në fillim të verës.

Ora e lëvizjes mbetet në fuqi, shumë restaurante mbeten të mbyllura dhe lëvizjet janë të kufizuara brenda vendit. Por, aeroportet, supermarketet dhe kafenetë ‘take-aëay’ janë të hapura me masat e distancimit social dhe bartjen e maskave, raporton The Guardian.

Ekziston frika se një rritje e rasteve do të jetë e pashmangshme, derisa muslimanët shiitë mblidhen në qytetin e shenjtë të Qerbelasë për të përkujtuar fillimin e muajit të zisë së Muharremit.

Muharremi, që përfshinë përkujtimin e vrasjes së nipit të profetit Muhamed, imam Huseinit, zakonisht shënohet me grumbullime të mëdha të njerëzve, transmeton KOHA.

Edhe Iraku fajëson qytetarët për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 Botë Iraku fajëson qytetarët për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19

Mijëra pelegrinë kalojnë kufirin nga Irani për të marrë pjesë në këtë përkujtim, shtet ky që aktualisht shënon numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në Lindjen e Mesme, me më shumë se 20,200 vdekje.

Spitalet në Irak tashmë janë të shkatërruara nga dekada konflikti dhe investimi të varfër, me mungesa të ilaçeve, shtretërve dhe pajisje mbrojtëse për doktorët.