Irani ka marrë vendim të shtunën për një mbyllje prej 10 ditësh të shtetit, si përpjekje për të ndërprerë ndalë valën e katërt të pandemisë me koronavirus, kanë bërë të ditur zyrtarë shtetërorë.
Ministri i Shëndetësisë së Iranit, Alireza Raisi ka thënë se mbyllja do të bëhet në 23 nga 31 provincat e shtetit.
Bizneset, shkollat, teatrot dhe objektet sportive janë detyruar të mbyllen, ndërkohë që edhe tubimet janë të ndaluara gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit i cili nis më 13 prill.
Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Iran ka shkuar në mbi 2 milionë, me një shifër prej mbi 20.000 rastesh të reja të infektimit çdo ditë.
Irani ka shënuar më shumë se 64.000 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
-
Irani shënon rekord me numrin e të vdekurve nga COVID-19
-
Irani zgjat kufizimet në kryeqytet teksa numri i të vdekurve nga COVID-19 kalon 30,000
-
Pas dy muajsh, vdekjet nga COVID-19 në Iran kalojnë shifrën 100
-
Irani mbyll hapësirën e tij ajrore
-
Mbi 495 protestues të vrarë në Iran e më shumë se 10 mijë të arrestuar