Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran ka kaluar shifrën 100 për herë të parë pas dy muajsh, ka thënë të dielën ministri iranian i Shëndetësisë.
Irani ka regjistruar 107 vdekje në 24 orët e fundit, duke çuar numrin total në 8.837. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka shkuar në 187.427, shkruan Reuters, transmeton KOHA.
“Sot ishte shumë e vështirë për ne të lajmërojmë për trefishimin e shifrave”, ka thënë zëdhënësi për media i Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari në televizionin shtetëror.
“Ndiqni me kujdes udhëzimet e institucioneve shëndetësore, mbani distancën sociale, shmangni tubimet dhe udhëtimet që nuk janë esenciale dhe shpresojmë që ditëve në vazhdim do të ulen shifrat”, ka thënë ai.
Pas relaksimit të masave, Irani ka pasur rritje të numrit të rasteve.
-
Irani shënon rekord me numrin e të vdekurve nga COVID-19
-
Irani mbyllet për 10 ditë për të mundur valën e katërt të pandemisë
-
Irani regjistron numrin më të lartë ditor të të vdekurve me COVID-19
-
Irani zgjat kufizimet në kryeqytet teksa numri i të vdekurve nga COVID-19 kalon 30,000
-
Irani ka fshehur shifrat e vërteta të viktimave me COVID-19