Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani ka fshehur shifrat e vërteta të viktimave me COVID-19

Numri i të vdekurve në Iran nga COVID-19 është trefishë më i madh sesa që ka paraqitur Qeveria e shtetit aziatik, ka njoftuar BBC.

Një hetim i BBC Persian, ka zbuluar se sipas të dhënave të vet Qeverisë së Iranit rreth 42 mijë persona kanë vdekur me simptoma të COVID-19 deri më 20 korrik. Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë së Iranit janë raportuar deri më tash 14.405 të vdekur si pasojë e virusit.

Po ashtu numri i të infektuarve është gati dyfishë më i madh se shifrat zyrtare. Sipas hetimit është raportuar se janë të infektuar 451.024 persona, ndryshe nga 278.827 sa janë deklaruar nga vet Irani.

Irani është një nga vendet që është goditur më së rëndi nga koronavirusi. Në javët e fundit është duke u përballë me një valë të dytë të COVID-19.

Vdekja e parë e Iranit nga COVID-19 është regjistruar më 22 janar, sipas listës dhe të dhënave mjekësore që i ka parë BBC. Kjo është gati një muaj para se Irani ta paraqiste zyrtarisht rastin e parë me COVID-19.

Që nga përhapja shumë kanë dyshuar në shifrat e paraqitura nga Irani. Ka pasur parregullsi në mes të dhënave nacionale dhe atyre rajonale.

Edhe Raportohen rreth 3,600 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael, mes tyre qindra civilë dhe fëmijë Botë 3 muaj më parë Raportohen rreth 3,600 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael, mes tyre qindra civilë dhe fëmijë

Të dhënat e siguruara nga BBC janë marrë nga burime anonime. Në to përfshihet shtrirja e pacientëve nëpër spitale në Iran, emrat, mosha, gjinia, simptomet, data dhe gjatësia e kaluar në spital dhe po ashtu problemet tjera shëndetësore të pacientit.

Të dhënat në listë korrespondojnë me disa nga emrat e pacientëve që janë të gjallë e po ashtu të vdekur, sipas të dhënave zyrtare të Qeverisë së Iranit.